Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit antidrogë “Winter” në Kavajë. Të arrestuarit akuzohen për shpërndarje droge, kryesisht kokainë dhe kanabis, në zona afër shkollave. Gjatë operacionit, u sekuestruan gjithashtu tre silenciatorë dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit.
Gjykata ka dhënë këto masa sigurie për të pandehurit:
Masa “Arrest në burg”
- A. Xh. – Akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal).
- K. V. – Akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
- S. A. – Akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
- R. Gj. – Akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Masa “Arrest shtëpie”
- R. D. – Detyrim për të mos u larguar nga banesa e tij në Lagjen nr. 1, Kavajë.
Masa “Detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit”
- E. D. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj (hënën e parë dhe të tretë, ora 10:00) dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
- R. L. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
- B. D. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
- A. Sh. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
- R. Sh. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
- R. K. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
- B. B. – Detyrim për paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
Masa “Detyrim paraqitjeje” një herë në muaj
- E. M. – Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore një herë në muaj (hënën e parë, ora 10:00).
Gjykata e Durrësit ka urdhëruar ekzekutimin e masave nga Prokuroria dhe policia gjyqësore. Të arrestuarit kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë brenda 5 ditëve.