Garda Revolucionare, Iran, Izrael, Tel Aviv, sulm raketor, qendër inteligjence, IRGC, mbrojtje ajrore, SHBA, tensione rajonale.

Irani ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj çdo “pale të tretë” që mund të konsiderojë ndërhyrjen në konfliktin e tij me Izraelin, duke paralajmëruar për një “reagim të menjëhershëm“. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit publikoi një deklaratë të enjten pasdite, ku theksoi se “përballja me armikun do të vazhdojë, derisa të paguhet dëmshpërblimi”.

Ndërsa konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë në javën e tij të dytë, autoritetet iraniane deklaruan se janë përgatitur për një sërë skenarësh të mundshëm. Pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara apo ndonjë vend tjetër, Këshilli paralajmëroi: “Në rast se një palë e tretë përfshihet në këtë agresion, do të përballet menjëherë me një plan të paracaktuar.”

Ky paralajmërim vjen ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mundësinë e përfshirjes në konflikt, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Sipas burimeve për CNN, Trump ka shqyrtuar planet për një ndërhyrje ushtarake, por po pret të shohë nëse Teherani tërhiqet nga avancimi i mëtejshëm i programit të tij bërthamor. Situata mbetet e tensionuar, me mundësinë e përshkallëzimit që varet nga lëvizjet e ardhshme të palëve të përfshira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *