Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se motër e vëlla janë helmuar aksidentalisht me pesticide, por ende e pa konfirmuar nga autoritetet shëndetësore. Vajza 7-vjeçe ndodhet në QSUT në gjendje kritike.
Sipas burimeve hetimore, po shqyrtohet mundësia e një neglizhence mjekësore si dhe veprimet e prindërve në këtë ngjarje tragjike. Autoritetet kanë marrë në pyetje stafin mjekësor dhe familjarët për të kuptuar rrethanat që çuan në këtë helmim të dyshuar.
Ndërkohë, ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje për një hetim të thelluar mbi përdorimin dhe ruajtjen e pesticideve në shtëpi, duke theksuar rreziqet që ato paraqesin për fëmijët. Qytetarët dhe organizatat e mbrojtjes së fëmijëve kanë shprehur shqetësim mbi këtë rast dhe kërkojnë masa më të forta për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen