Tiranë – Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Formularin e Maturës Shtetërore 2025. Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për një proces transparent dhe të drejtë në hartimin dhe vlerësimin e testeve për maturantët.

Në një takim me hartuesit e testeve dhe përfaqësues të arsimit, Manastirliu kërkoi që të garantohen standardet më të larta të sigurisë gjatë procesit të përgatitjes dhe administrimit të provimeve. “Procesi i vlerësimit duhet të jetë i pandikuar dhe maksimalisht transparent. Maturantët duhet të ndihen të sigurt që puna e tyre do të vlerësohet drejt,” tha ajo.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e përditësimit të metodologjisë së testimit për të reflektuar nevojat bashkëkohore të nxënësve dhe tregut të punës.

Aplikimet për Formularin e Maturës Shtetërore do të mbeten të hapura për një periudhë të caktuar kohe, ndërsa nxënësit janë ftuar të plotësojnë me kujdes të dhënat dhe preferencat për degët universitare që dëshirojnë të ndjekin pas përfundimit të maturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *