Vorë, 11 maj 2025 – Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj deputetit të PD-së, Flamur Noka, pas një përplasjeje me qytetarë jashtë një qendre votimi në Vorë. Noka akuzoi një grup qytetarësh se po intimidonin votuesit në favor të PS-së, duke i quajtur “banda e Xhabaftëve”.
Sipas policisë, procedimi penal është nisur për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, pas kallëzimeve të dy qytetarëve që pretendojnë se Noka i ka penguar dhe kanosur. Përplasja erdhi pasi Noka akuzoi qytetarët se po kontrollonin procesin e votimit, duke shkaktuar tensione dhe shkëmbim akuzash. Materialet procedurale do t’i referohen SPAK për hetime të mëtejshme.