Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar një tjetër rast në Prokurorinë e Elbasanit, ku një grua akuzohet për shpifje dhe ofendim publik në rrjetet sociale.

Shtetësja K. Sh., 35 vjeçe, dyshohet se ka publikuar në platformën TikTok materiale fyese dhe ofenduese për bashkëshortin e saj, me të cilin ndodhet në proces divorci. Postimet e saj kanë pasur një karakter denigrues dhe janë konsideruar të dëmshme, duke përhapur informacione të pavërteta.

Si rezultat, ndaj 35-vjeçares është ngritur një procedim penal për akuzën e shpifjes dhe ofendimit publik. Autoritetet kanë njoftuar se do të vijojnë punën për të identifikuar dhe ndjekur raste të ngjashme, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të individëve në internet dhe parandalimin e keqpërdorimit të rrjeteve sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *