Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mohuar me forcë se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në kuptimin personal, duke sqaruar se përdorimi i kësaj fjale ka qenë thjesht një metaforë gjatë një konference shtypi të mëparshme.
Në një intervistë ekskluzive për Reuters, Rutte shpjegoi se fjala “baba” u përdor në kontekstin e një bisede ku Presidenti Trump e përshkroi konfliktin midis Iranit dhe Izraelit si “dy fëmijë që grinden”. Sipas Ruttes, kjo metaforë erdhi pasi Trump kishte dëgjuar vende që pyesnin nëse SHBA do të qëndronte me NATO-n.
“Dhe unë thashë, kjo tingëllon pak si një fëmijë i vogël që i thotë të atit: ‘Hej, a do të qëndrosh ende me familjen?’ Pra, në këtë kuptim, unë përdora fjalën ‘baba’, jo se po e quaja Presidentin Trump baba,” sqaroi Rutte.