krimi policia korcevrasje policia korce krim

Gjykata e Korçës ka shpallur vendimin për vrasjen e Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 12 qershor 2022 në fshatin Kolanec të Maliqit. Katër persona janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar si më poshtë:

  • Valter Mollaj: 25 vjet burg
  • Edlir Mollaj: 23 vjet burg
  • Martina Pajollari: 20 vjet burg
  • Blendi Angjo: 15 vjet burg

Sipas hetimeve, motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila akuzohet se ka nxitur krimin duke e çuar viktimën në pritë. Trupi i Martin Çeços u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, mbrojtja e të akuzuarve ka paralajmëruar apelimin e dënimeve, duke pretenduar mungesë provash të mjaftueshme për të lidhur të akuzuarit me krimin. Sipas avokatëve mbrojtës, nuk janë siguruar prova konkrete për të vërtetuar përfshirjen e Valter dhe Edlir Mollajt, dhe as materialet nga kompania “Meta” që mund të tregojnë kontaktet mes viktimës dhe autorëve të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *