Evi Kokalari Sali Berisha Sulme ndaj Berishës Burg për Berishën Zhdukja e familjes Berisha nga politika Kritika ndaj Berishës Demokratët Tranzicioni shqiptar Paul Manafort Chris LaCivita LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) Donald Trump Shkatërrimi i Berishës Loja e dominos Politikë shqiptare Konflikt politik Akuzat e Kokalarit

Tiranë, 20 Maj 2025 – Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, dikur një mbështetëse e zjarrtë e Sali Berishës, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj kreut demokrat pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Kokalari, e cila ka kërkuar largimin e Berishës nga skena politike, nuk e ka kursyer retorikën e saj, duke e fajësuar drejtpërdrejt për rezultatin dhe duke vënë në dyshim aftësitë e tij për të kuptuar realitetin.

Reagimi i Kokalarit vjen pasi Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve, përjashtoi mundësinë e largimit nga pozicioni i kryetarit të PD-së. Ky qëndrim i Berishës ka ngjallur irritim tek ish-mbështetësja e tij.

Në një deklaratë të fortë, Kokalari shkruan: “Të jetë njeriu kaq i trashë sa s’kupton që duhet të ikë por vazhdon insiston duke u shtirur si misionar, vetëm Sali Berisha e bën.” Ajo shpreh bindjen se Berisha do të vazhdojë të dëmtojë veten: “Realisht mendoj që Berisha do t’i bjere murit me kokë derisa të jap shpirt nga plagët e vetshkaktuara.”

Më tej, Kokalari thekson se ky insistim i Berishës është shenjë e një gjendjeje të rëndë: “Ka një arsye pse njerëzia thotë se murit me kokë nuk i bihet. Duhet të jesh i sëmurë psiqik të mendosh ndryshe.” Këto fjalë të ashpra tregojnë një zhgënjim të thellë dhe një thyerje të plotë mes dy figurave që dikur ndanin të njëjtin front politik.

Sulmi i Kokalarit i shton presionit të brendshëm ndaj Berishës pas një rezultati zhgënjyes në zgjedhje, duke rritur zërat që kërkojnë largimin e tij nga udhëheqja e Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *