Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën, i cili u shpall fajtor për vrasjen dhe groposjen e Kejsi Hysës. Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor, që përfshiu arrestimin dhe ekstradimin e Tufës nga Italia.

Ngjarja e rëndë daton në vitin 2018, kur Kejsi Hysa u zhduk. Pas hetimeve, u zbulua se ai ishte vrarë dhe groposur nga Agron Tufa dhe bashkëpunëtori i tij. Hetimet zbuluan se pas marrjes në pyetje të shtetasit me iniciale H.R. ai ka treguar se se së bashku me Agron Tufën e kishin vrarë dhe groposur pranë varrezave të lagjes shtetasin Kejsi Hysa.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vendimin e saj të vitit 2021, e shpalli Tufën fajtor për “vrasje me dashje”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “fshehje të kufomës”, duke e dënuar me një total prej 30 vitesh burg.

Agron Tufa, i cili ishte arratisur, u arrestua nga autoritetet italiane në vitin 2024 dhe u ekstradua në Shqipëri. Pas ekstradimit, ai kërkoi rivendosjen në afat të ankimit, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e pranoi.

Në apel, Tufa kërkoi prishjen e vendimit dhe rigjykimin e çështjes, por Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 25.02.2025 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë,” thuhet në vendim.

Ky vendim i Apelit konsolidon drejtësinë për Kejsi Hysën dhe dënon aktet e dhunës së rëndë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *