Deputeti Erion Braçe ka folur hapur për vendimin e largimit nga Divjaka dhe kalimin në një sfidë të re politike në Tiranë. Në një intervistë të fundit, ai pranoi se nuk e priti mirë këtë ndryshim, duke pasur lidhje të forta me qytetin ku kishte kontribuar gjatë viteve.
“E kam dashur dhe do ta dua gjithmonë Divjakën. Nuk e prita lehtë vendimin për t’u larguar, por jam gati të jap më të mirën time në Tiranë,” tha Braçe.
Ai vlerësoi qytetarët e Divjakës për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite, ndërsa theksoi se sfida e tij e re në kryeqytet është një mundësi për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve.
Braçe premtoi se do të vijojë të mbrojë interesat e komunitetit dhe të trajtojë çështje me rëndësi në nivel kombëtar nga pozicioni i tij i ri.