Hacker Ndërhyrje kibernetike Sulm kibernetik Policia e Vlorës Operacioni "The Accountant" Institucione shtetërore Sisteme kompjuterike Të dhëna kompjuterike Faqe zyrtare Email Ndërprerje funksionimi 15-vjeçar Vlorë Hetim Pajisje elektronike Laptop Telefon celular Dron Siguri kibernetike Krim kibernetik

Tiranë – Faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga grupi iranian i hakerave “Homeland Justice”, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit. Lidhur me këtë ngjarje, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar menjëherë, duke konfirmuar incidentin dhe duke njoftuar se po punohet intensivisht për rikthimin e sistemeve.

Sipas AKSK-së, incidenti ka prekur disa nga infrastrukturat dhe sistemet e informacionit të Bashkisë Tiranë, duke ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve. Megjithatë, Autoriteti thekson se sulmi është izoluar dhe përhapja në sistemet e tjera të ndërlidhura është kufizuar, duke parandaluar dëme më të mëdha.

Pas marrjes së sinjalizimit, AKSK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ngritur një grup pune me ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur punën në terren, në bashkëpunim me stafin teknik të Bashkisë Tiranë, për të analizuar komprometimin, identifikuar pikat e hyrjes së sulmit, dhe ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit. Po ashtu, janë hartuar rekomandime për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Hakerat iranianë, nga ana e tyre, kanë pretenduar se kanë marrë të dhëna dhe kanë fshirë serverët, ndërkohë që si pasojë e sulmit është pezulluar regjistrimi online në çerdhe dhe kopshte. AKSK ka dënuar ashpër këtë akt dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të informacionit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *