Artan Tafani Kujtim Meta Atentat Laert Haxhia GJKKO Dëshmi Penduar i drejtësisë Krim Vrasje Shqipëri

Tiranë, Shqipëri — I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshmi tronditëse para GJKKO-së, duke zbardhur detaje të planit dhe ekzekutimit të atentatit ndaj Kujtim Metës, i cili mbeti i plagosur në bark. Sipas Tafanit, motivi i vrasjes ishte dhuna e ushtruar nga Kujtim Meta ndaj babait të Laert Haxhisë.

Tafani tregoi se babai i Laertit kishte kërkuar vrasjen e Metës pasi e kishte rrahur me grushte. Fillimisht, Laert Haxhia kishte dashur ta vriste Metën me thikë për të mos lënë gjurmë plumbash që do ta lidhnin me të, por më pas plani ndryshoi.

“Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja,” dëshmoi Tafani. Ai rrëfeu se e qëlloi Kujtim Metën me tetë plumba, derisa i mbaruan fishekët, teksa viktima ishte ulur në një kafene. “Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë.”

Arma e përdorur, një “Zastava”, ishte siguruar nga Bledar Berberi dhe ishte destinuar fillimisht për vrasjen e Albi Bashaliut. Tafani zbuloi gjithashtu se Dorian Shurdhi, një bashkëpunëtor, ishte i shqetësuar për pasojat, duke thënë se “do na kalbë në burg.”

Pas sulmit, Tafani u largua nga vendngjarja, i maskuar me kapuç, xhup dhe maskë anti-COVID. Ai u takua me Lulëzimin, i cili e priste me makinë, dhe gjatë rrugës, ndërsa po fliste me Laertin për detajet, ai hodhi armën në të njëjtin vend ku kishte hedhur armën e përdorur në vrasjen e Albi Bashaliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *