Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë kategorikisht raportet që pretendojnë se Shqipëria do të pranojë refugjatë nga Palestina. Ai ka reaguar pas përhapjes së informacioneve, veçanërisht në mediat e huaja, që sugjeronin se Shqipëria mund të ishte një destinacion për refugjatët palestinezë, në veçanti nga Rripi i Gazës.
Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka marrë asnjë kërkesë nga asnjë palë për të pranuar refugjatë palestinezë dhe se nuk ka në plan të ndërmarrë një hap të tillë.
Ai ka deklaruar: “Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë.”