Gjatë seancës plenare të sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministri Taulant Balla iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e pyetur: “O Sali, ku i gjete 500 mijë euro që paguan zyrën e avokatisë në Londër?” Sipas Ballës, kjo zyrë avokatie mbron kriminelët serbë kundër UÇK-së. Kjo deklaratë shkaktoi reagimin e ashpër të deputetit Flamur Noka, i cili tentoi të godasë Ballën me një shishe uji. Incidenti solli ndërhyrjen e Gardës së Republikës dhe përjashtimin e Nokës nga seanca nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *