Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke pretenduar se diploma e saj është e falsifikuar.

“Zonja Balluku ka një diplomë të falsifikuar dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Të gjithë ata që kanë falsifikuar dokumente do të përballen me ligjin,” tha Berisha në një konferencë për shtyp.

Berisha nuk dha detaje të tjera mbi akuzat e tij, por tha se ka prova që mbështesin pretendimet e tij. Ai gjithashtu bëri thirrje që organet kompetente të hetojnë këtë çështje.

Ende nuk ka një reagim nga ministrja Balluku ndaj akuzave të Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *