rama veliaj bashkiia tiraneedi rama veliaj bashkia kryetari

Pas arrestimit të Erion Veliajt, nënkryetarja Antuela Ristani është komanduar për të drejtuar përkohësisht Bashkinë e Tiranës. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në bashki, duke theksuar se do të marrë personalisht në patronazh menaxhimin e kryeqytetit.

Mbrëmjen e së martës, Rama është rikthyer në Bashkinë e Tiranës, pasi e kishte vizituar edhe më herët gjatë ditës. Para takimit me nënkryetarët dhe drejtorët e institucionit, ai është konsultuar me të deleguarit e Partisë Socialiste në Hotel Tirana.

Në mbledhjen e Asamblesë, Rama ka deklaruar se do të ndjekë nga afër të gjitha çështjet dhe vendimet e bashkisë, duke kërkuar nga strukturat e partisë angazhim maksimal për të ruajtur kontrollin e kryeqytetit në këtë situatë që e ka cilësuar si një “sulm elektoral.” Për Veliajn, ai ka thënë se duhet të priten provat para çdo gjykimi përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *