Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Francesko Selishta, 31 vjeç, i dyshuar për disa raste vjedhjeje në qytet. Sipas hetimeve, Selishta ka kryer vjedhje të ndryshme, përfshirë marrjen e parave nga kasa e një marketi në lagjen nr. 15 më 2 shkurt, si dhe vjedhjen e baterive të automjeteve, veglave të punës dhe një biçiklete më 7 shkurt.
Aktualisht, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ai është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje. Materialet procedurale janë tashmë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.