Policia Kufitare e Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ka proceduar një 55-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të kalonte kufirin me 16,000 euro të padeklaruara.

Në një kontroll të detajuar të automjetit tip “Audi” në hyrje të Shqipërisë, shërbimet doganore dhe ato kufitare zbuluan shumën e parave që po transportoheshin ilegalisht. Ky veprim është kundër ligjit, pasi çdo person që kalon kufirin është i detyruar të deklarojë çdo shumë parash mbi 10,000 euro.

Shtetasi kosovar, banues në Kosovë, është ndaluar dhe ndaj tij është nisur procedimi për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”. Çështja është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *