Drenovë, Shqipëri – Një efektiv i policisë së burgut të Drenovës u arrestua sot, pas një hetimi disamujor të ndjekur nga Prokuroria. Ai dyshohet se ka futur lëndë narkotike dhe sende të paligjshme brenda ambienteve të burgut.
Burime konfidenciale bënë me dije se R. Myrte, i cili ishte vendosur prej kohësh nën përgjim, dyshohet se ka futur disa herë doza me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis për t’ua dhënë të dënuarve. Këto veprime konsiderohen si abuzim me detyrën dhe rrezikojnë sigurinë në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Arrestimi u krye pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria. Pritet që në orët në vijim të ketë një deklaratë zyrtare për zbardhjen e plotë të rastit.