Pas 14 vitesh nga një nga krimet më makabre që tronditi opinionin publik, autori i dënuar për vrasjen brutale të një vajze të mitur shqiptare është rikthyer para gjykatës. I akuzuari fillimisht kishte tentuar të përdhunonte viktimën dhe, pasi dështoi, e kishte djegur për të zhdukur gjurmët te shkallet e pallatit
Zeniada Selimaj atë kohë 12 vjeç u gjet më 23 shtator 2011 në shkallët e banesës me 80% djegie në trup. E mitura u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe pas 13 ditësh ndërroi jetën.
Dyshimet e para ishin se 12-vjeçarja kishte tentuar vetëvrasjen për shkak të një shkrimi që iu gjet, por hetimet morën rrjedhë tjetër pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas i ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.
Krimi makabër është zbuluar 9 vite më pas, përmes një fotografie.
Ngjarja ndodhi në rrethana makabre që shokuan autoritetet dhe qytetarët. Pavarësisht se ishte dënuar me një vendim të formës së prerë, autoritetet ligjore kanë hapur sërish çështjen për të rishqyrtuar disa aspekte të ndëshkimit dhe procedurave ligjore të ndjekura në procesin e parë gjyqësor.
Familja e viktimës vazhdon të kërkojë drejtësi të plotë për humbjen tragjike të vajzës së tyre, duke theksuar se dënimi duhet të jetë maksimal për krimin e rëndë të kryer. Gjykata do të shqyrtojë pretendimet e palëve në një seancë tjetër të radhës, ndërsa çështja ka rikthyer vëmendjen te problematika e krimeve të dhunshme ndaj të miturve në Shqipëri dhe rajon.