Durrës, Shqipëri – Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e vrasjes së Ermir Dedjas, 29-vjeçarit që u ekzekutua në mbrëmjen e 20 majit në Durrës në një atentat me kallashnikov, tipik me natyrë mafioze. Pamjet filmike, pavarësisht mungesës së tyre në vendin e krimit, kanë rezultuar thelbësore për hetuesit.
Sipas burimeve të emisionit, zona ku ndodhi ekzekutimi ishte strategjikisht e zgjedhur nga atentatorët për mungesën e kamerave të sigurisë, duke synuar të mos linin asnjë gjurmë filmike. Megjithatë, një kamerë në fund të rrugës, pranë një farmacie, regjistroi lëvizjet e një automjeti të dyshimtë, një makinë e bardhë që lëvizte vazhdimisht në orët e vona të natës. Kjo makinë u identifikua më pas si ajo e përdorur në vrasjen e Dedjas. Dosja hetimore konfirmon se automjeti lëvizi në disa akse të qytetit të Durrësit.
Autorët kishin pritur me orë të tëra Dedjan në dalje të rrugës “Doktor Paskal Prodani”, në lagjen nr. 18 të Durrësit, duke zgjedhur momentin kur ai ishte i vetëm dhe po hynte në automjetin e tij tip BMW ngjyrë të zezë. Plumbat e kallashnikovit e qëlluan pas shpine, duke tejshpruar edhe fasadën e qendrës shëndetësore aty pranë. Fatmirësisht, për shkak të orës së vonë, mjekët dhe personeli nuk ishin në rrezik.
Ermir Dedja u gjet i pajetë në trotuar, me dy vrima plumbash në kurriz. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël kanabisi sativa, çka tregonte se viktima nuk ishte i përgatitur për një sulm të tillë dhe nuk kishte marrë masa sigurie për veten.
Precedentët kriminalë të viktimës: