Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit sot, kur trupi i pajetë i një burri rreth të 50-ave u gjet në lumin Shkumbin. Zbulimi u bë rastësisht nga një peshkatar amator, pranë zonës së Katundit të Ri, jo shumë larg qendrës së qytetit.
Pasi peshkatari njoftoi menjëherë banorët dhe më pas autoritetet, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes. Zona u rrethua menjëherë për të siguruar vendin dhe për të ruajtur çdo provë të mundshme.
Për shkak të thellësisë së rrjedhës së lumit, u kërkua ndihma e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit. Megjithatë, për nxjerrjen e trupit u përdor një fadromë, çka tregon vështirësinë e operacionit.
Aktualisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale. Policia ndodhet në fazën fillestare të hetimeve dhe u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse për të ndihmuar në identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.