Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë 6 ish-zyrtarë të akuzuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Kjo akuzë lidhet me një tender të Agjencisë Shqiptare të Rrugëve (ARRSH) me vlerë mbi 2.2 miliardë lekë (pa TVSH).