Franci Canaj, 32 vjeç, i shpallur në kërkim që prej 9 prillit të këtij viti, është arrestuar sot nga policia e Tiranës. Canaj akuzohet se plagosi me armë zjarri një 29-vjeçar pas një konflikti për një vend parkimi.

Policia e Tiranës njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës për ndalimin e tij. Canaj është akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Canaj ka ndodhur më 9 prill 2025, kur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai plagosi në këmbë shtetasin Gerald Hoxha, 29 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *