Zjarri Darëzezë Masiv pyjor Flakë e fortë Zjarrfikëse Lezhë zjarri Përhapje zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur me shpejtësi sot rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit, duke marrë përmasa alarmante. Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha, duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes më tej të flakëve. Megjithatë, terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen e ekipeve. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e kësaj emergjence.

Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *