Pagat në turizëm Vlorë Ermal Dredha Sektori turistik Punësim sezonal Rrogat në Shqipëri Sektor publik Sanitarë paga Zhvillim turistik

Vlorë, 12 Qershor 2025 – Me fluksin e turistëve që kanë pushtuar Vlorën që prej muajit prill, siç deklaroi kryebashkiaku Ermal Dredha për Klan News, sektori i turizmit po ofron mundësi të shumta punësimi me paga konkurruese gjatë sezonit veror.

I pyetur nga gazetari Besard Jacaj nëse pagat në sektorin e turizmit janë vërtet të larta, Dredha pohoi se pagat janë “goxha, janë optimale”. Ai theksoi se sektori i restoranteve dhe ai menaxherial kanë nevojë për profesionistë të kualifikuar.

“Janë 1 mijë euro e lart, mund të ketë edhe më shumë, varet edhe nga vendi ku punon. Por janë rroga që konkurrojnë denjësisht, dhe janë më lart se sektori publik,” u shpreh Dredha. Për të ilustruar këtë, ai shtoi: “Edhe sanitaret marrin 700 euro, imagjino të tjerët…”, duke treguar një nivel pagash të konsiderueshëm edhe për pozicione jo-menaxheriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *