Los Anxhelos Protesta Arrestime emigrantësh Trump Garda Kombëtare Bastisje imigracioni Policia Tom Homan Donald Trump Truth Social Gavin Newsom Karen Bass ICE (Immigration and Customs Enforcement) Konflikt federal-shtetëror

Los Anxhelos është përfshirë nga protesta të dhunshme pas bastisjeve të fundit të autoriteteve të imigracionit, të cilat çuan në arrestimin e dhjetëra emigrantëve. Raportet e mediave lokale flasin për përleshje mes protestuesve dhe policisë jashtë një dyqani të madh mobiljesh, Home Depot, ndërsa dhjetëra të tjerë u arrestuan gjatë demonstratave të djeshme në qendër të qytetit.

Situata është përshkallëzuar ndjeshëm me ardhjen në Los Anxhelos të Tom Homan, ish-zyrtar kufitar i administratës Trump, i cili ndodhet atje për të monitoruar nga afër operacionet kundër emigrantëve. Homan, në një deklaratë për Fox News, njoftoi se Garda Kombëtare do të vendoset në Qarkun e Los Anxhelosit pasi protestat kundër ICE (Immigration and Customs Enforcement) vazhduan të përshkallëzoheshin gjatë pasdites së të shtunës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër në platformën e tij sociale “Truth Social”, duke kritikuar ashpër mosveprimin e udhëheqjes shtetërore dhe lokale. “Nëse Guvernatori Gavin Newsom i Kalifornisë dhe Kryetarja e Bashkisë Karen Bass e Los Anxhelosit nuk mund ta bëjnë punën e tyre, gjë që të gjithë e dinë se nuk mund ta bëjnë, atëherë Qeveria Federale do të ndërhyjë dhe do ta zgjidhë problemin, trazirat dhe plaçkitësit, në mënyrën që duhet zgjidhur!!!” shkroi Trump, duke paralajmëruar ndërhyrjen federale.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Guvernatori Newsom iu kundërpërgjigj në X, duke pretenduar se qeveria federale “po lëviz për të marrë përsipër Gardën Kombëtare të Kalifornisë” dhe për të vendosur 2,000 ushtarë. Kjo retorikë e ashpër dhe lëvizjet e fundit sinjalizojnë një tension në rritje mes qeverisë federale dhe autoriteteve lokale të Kalifornisë për çështjen e emigracionit dhe menaxhimin e protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *