Silvinjo Shqipëria Serbi Konferencë shtypi Formacion Fitore Ndeshje e bukur 3 pikët Kombëtarja shqiptare Trajner

Tiranë, Shqipëri – Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme me Serbinë, duke theksuar vendosmërinë e ekipit për fitore.

Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, duke thënë: “Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt.” Megjithatë, ai theksoi se fokusi i Shqipërisë është vetëm te tre pikët. “Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët,” tha trajneri kuqezi.

I pyetur për formacionin e ekipit, Silvinjo u shpreh se tashmë e ka gati planin. “E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë. Nesër në 20:45, do t’ju tregoj formacionin,” deklaroi ai, duke shtuar se shpreson për një ndeshje të bukur. “Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur… Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur.”

Silvinjo gjithashtu reflektoi mbi gjendjen fizike të lojtarëve pas një sezoni të gjatë, duke vënë në dukje se stërvitja ka shkuar mirë. Ai theksoi se rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe se çdo gjë mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *