Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës së huaj. Siç ndodh shpesh, teza e provimit u shpërnda në rrjetet sociale pak kohë pas fillimit të tij. Provimi i radhës, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, do të mbahet më 10 qershor.
Një prej pjesëmarrësve më të veçantë këtë vit ishte Skënder Cena, një 74-vjeçar, i cili po realizon ëndrrën e tij të kahershme për të kryer arsimin e lartë. Prezenca e tij, krah maturantëve 18-vjeçarë, është një dëshmi frymëzuese se dëshira për të mësuar nuk njeh moshë.