PD (Partia Demokratike) KAS (Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve) Shkodër Zgjedhje Parlamentare Ankim Manipulime zgjedhore Partia-Shtet KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve)

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka depozituar një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Shkodrës.

Në shkresën zyrtare drejtuar KAS-it, PD-ASHM kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me manipulime. Sipas ankimimit, “qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar.” Më tej, PD-ASHM thekson se “aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *