Drogë Tiranë Arrestime Shpërndarje droge Shkolla Ish-Blloku Ekstazi Kokainë Heroinë Kanabis Gazetarë Operacion policor "Blic 34" Rrjet kriminal Euxhenjo Manushi Adi Sybardhi

Një dëshmi e bujshme nga i penduari i drejtësisë, Domenico Milella, ka zbuluar detaje shokuese mbi metodat e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, duke përdorur karroca invalidësh si mjet fshehjeje. Milella, anëtar i një organizate kriminale, ka bashkëpunuar me autoritetet italiane, duke ofruar informacione kyçe rreth rrjetit të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Sipas dosjes hetimore, klani kriminal i Milellës furnizohej me kokainë nga dy kanale kryesore: Holanda dhe Shqipëria, të cilat shërbenin si burime për tregun e narkotikëve në Bari.


Lidhjet Shqiptare dhe Komunikimi i Kriptuar

Milella ka identifikuar dy bashkëpunëtorë shqiptarë: “Aidi”, i cili operonte nga Roterdami, dhe “Enrico”, banues në Bari dhe i konsideruar si “i padyshimtë” nga autoritetet, pasi punonte si hidraulik. Këta individë siguronin kokainën dhe heroinën, me porositë që bëheshin përmes telefonave të kriptuar të tipit “BlackBerry”. Këto pajisje lejonin Milellën të shihte cilësinë dhe çmimin e drogës, e cila shkonte nga 26,000 deri në 27,000 euro për kilogram.


Transporti Isofistikuar dhe Përpunimi i Drogës

Transporti i kokainës nga Holanda në Bari bëhej me korrierë që udhëtonin me makina të përshtatura, duke transportuar deri në 20 kg drogë çdo herë. Shoferët ishin shpesh polakë apo gjermanë, të cilët nuk dinin italisht, duke ulur rrezikun e kapjes.

Megjithatë, detaji më tronditës lidhet me transportin e heroinës nga Shqipëria. Milella dëshmon se droga fshihej në karrocat e invalidëve që udhëtonin me traget, shpesh në sasi të vogla, por të rëndësishme (3-4 kg për karrocë, shpesh të fshehura poshtë karrocës dhe në trup). Heroina, e quajtur “Banana” për cilësinë e saj të lartë, përzjehej më pas në Itali, duke e rritur ndjeshëm sasinë dhe vlerën e saj. Nga 3 kg heroinë e pastër, arrihej të nxirreshin 12-13 kg pas përzierjes.

Ky rast nxjerr në pah shkathtësinë dhe cinizmin e organizatave kriminale në gjetjen e metodave të reja për trafikun e drogës, duke shfrytëzuar edhe situata të ndjeshme si udhëtimi i personave me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *