Tiranë – Në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, ku liderët e kontinentit ndodheshin në Tiranë për Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, forcat opozitare të vendit organizuan një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.
Përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë Flamur Noka, Jorida Tabuku dhe Enno Bozdo, u mblodhën pranë bulevardit Zogu i Parë për të shprehur kundërshtimin e tyre. Protesta, e cila nuk ishte miratuar nga policia, u zhvillua me thirrje të ndryshme kundër qeverisë, si “Poshtë diktatura”, “Duam votat tona” dhe “Edi Rama kriminel”. Një grup protestuesish shprehu gjithashtu mbështetjen për Sali Berishën.
Në mesin e protestuesve u vu re edhe prania e Alma Kaçit, e njohur për publikun nga video skandali me kryetarin e bashkise se Kuksit Safet Gjici
Zhvillimi i kësaj proteste në të njëjtën kohë me një ngjarje kaq të rëndësishme ndërkombëtare si samiti evropian, tregon për dinamikën e brendshme politike në Shqipëri dhe sfidat me të cilat përballet vendi.