Tiranë – Ish-kryeministri Sali Berisha, familja e tij dhe disa bashkëpunëtorë të tij janë bërë subjekt i një kallëzimi të ri në SPAK, në lidhje me dyshime për pastrim parash dhe afera të dyshimta financiare me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
Avokati Idajet Beqiri deklaroi për mediat se janë depozituar prova të reja që implikojnë Argita Berishën dhe dhëndrin e familjes, Jamarbër Malltezit, në një skemë të pretenduar të pastrimit të parave përmes marrëveshjeve me Fazlliç. “Provat tregojnë një rrjet transaksionesh financiare që synonin fshehjen dhe riciklimin e fondeve të dyshimta,” tha Beqiri.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Damir Fazlliç lidhet me akuzat për përfshirje në afera korruptive në Shqipëri. Beqiri theksoi se përfshirja e familjes Berisha në këto marrëveshje financiare është bërë përmes kompanive guaskë dhe investimeve të dyshimta në sektorë strategjikë.
Nga ana e tij, Berisha ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur ato sulme politike të orkestruara nga kundërshtarët e tij. SPAK ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me hetimet e reja.