Tiranë – Në një nismë të re, Bashkia e Tiranës do të ofrojë ushqim falas për nxënësit e 119 shkollave të qytetit, duke filluar nga shtatori i vitit 2025. Kjo iniciativë synon të përfshijë rreth 32 mijë fëmijë, për të cilët do të sigurohen vakte të balancuara dhe të shëndetshme gjatë periudhës shkollore.

Drejtori i Arsimit në Bashkinë e Tiranës, Artan Seferi, në një intervistë për Report Tv theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar ushqim të shëndetshëm për fëmijët dhe për të mbështetur familjet me mundësi të kufizuara. “Menuja ushqimore do të hartohet në konsultim dhe dakordësinë e prindërve, për të siguruar që ajo të jetë e përshtatshme për shëndetin e fëmijëve,” tha Seferi.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të bashkisë për të përmirësuar kushte shkollore dhe për të mbështetur nxënësit që mund të kenë vështirësi në sigurimin e vakteve të shëndetshme në shtëpi. Për më tepër, Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me prindërit për të përcaktuar më së miri nevojat ushqimore të çdo grupmoshe.

Ky projekt pritet të kontribuoni jo vetëm në rritjen e shëndetit të fëmijëve, por edhe në uljen e papunësisë dhe përmirësimin e kushteve sociale për shumë familje të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *