Vladimir Putin Armëpushim Ukrainë Propozim amerikan Konflikt Negociata Paqe Rusi SHBA Luftime Diplomaci Aleksandër Lukashenko Steve Witkoff

Putin Shpreh Dakordësinë Parimore për Armëpushimin në Ukrainë, Por Kushtet Mbeten Për T’u Zgjodhur

Një shpresë e re për një pauzë në konfliktin e gjatë në Ukrainë është shfaqur, pasi Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është dakord në parim me propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor. Megjithatë, ai ka theksuar se kushtet e armëpushimit duhet të përpunohen më tej, duke lënë të hapur mundësinë e negociatave të vështira.

Deklarata e Putinit u bë gjatë një konference shtypi në Moskë, ku ai u shpreh se Rusia “sigurisht e mbështet atë” propozim. Ai theksoi se armëpushimi duhet të eliminojë shkaqet themelore që çuan në fillimin e konfliktit dhe se një pauzë e tillë duhet të hapë rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme.

“Por ka çështje që duhet t’i diskutojmë dhe mendoj se duhet ta diskutojmë atë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë,” tha Putin, duke lënë të kuptohet se ende ka shumë detaje për t’u zgjidhur.

Ky zhvillim vjen në një kohë kritike, pasi konflikti ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe ka rritur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit. Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një pauzë 30-ditore në luftime, një propozim që Ukraina e ka miratuar.

Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se Kievi e kupton se nuk mund t’i marrë dot ushtarakisht gjithë territoret që ka humbur dhe se këtë duhet ta bëjë me rrugë diplomatike me kalimin e kohës. Por zyrtari po ashtu shtoi se Kievi nuk do ta njohë sovranitetin e Moskës mbi territoret ukrainase që Rusia ka pushtuar.

Mbështetja e Putinit për armëpushimin e propozuar nga Uashingtoni, është shansi më i mirë deri tani për të përfunduar luftën në Ukrainë. Takimi i Presidentit rus me të dërguarin e Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff i cili mbërriti në Moskë, tregon se diplomacia është e pranishme në këtë proçes.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse palët do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme. Detajet e armëpushimit, si dhe çështjet themelore që çuan në konflikt, do të jenë pika kyçe në negociatat e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *