Erion Veliaj SPAK Ols Dado Arkitektë të huaj Jesus Hernandez Marco Casamonti Akuzat Burgu Bashkia e Tiranës Kontribute falas Bienalja e Venecias Muzeu Etnografik i Tiranës

Veliaj në Apel, avokatët kërkojnë lirimin, ofrojnë garanci pasurore dhe dorëzim pasaporte

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, Erion Veliaj ka paraqitur ankimimin e tij, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Seanca, e cila ka zgjatur për disa orë, ka vënë në qendër të vëmendjes argumentet e palës mbrojtëse.

Avokatët e Veliajt kanë kërkuar heqjen e masës së arrestit me burg, duke argumentuar se klienti i tyre nuk paraqet rrezik për prishjen e provave apo arratisjen nga vendi. “Pala mbrojtëse kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, duke argumentuar se Veliaj nuk mund të prishë provat apo të arratiset nga vendi. Avokatët kanë theksuar se në rast të mos heqjes së masës së sigurisë nga ana e gjykatës, si alternativë ata kanë dhënë garancinë pasurore dhe opsioni tjetër është dorëzimi i pasaportës në rast se ka dyshime për arratisje,” thekson gazetarja Klodiana Lala.

Pas 3 orë e 30 minutash argumentime nga avokatët, pritet që vetë Erion Veliaj të paraqesë mbrojtjen e tij. Mësohet se Veliaj ka përgatitur një mbrojtje të gjatë dhe të detajuar për këtë seancë apeluese.

Në të njëjtën seancë, do të shqyrtohet edhe ankimimi i katër biznesmenëve të përfshirë në dosjen Veliaj: Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Nga këta, vetëm Elman Abule ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave. Kjo seancë apeluese është një hap i rëndësishëm në procesin gjyqësor, ku pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë argumentet e mbrojtjes dhe do të ndryshojë masën e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *