Karamuço: “Gjyqi i Dumanit Zbulon Skuadrën e Vrasësve, Deri në 20 Persona të Përfshirë”
Tiranë – Gjyqi i Nuredin Dumanit po hedh dritë mbi një rrjet të gjerë vrasësish, me deri në 20 persona të përfshirë, sipas ekspertit të sigurisë, Ervin Karamuço. Deklaratat e tij vijnë pas seancës gjyqësore ku Dumani u përball me dëshmitarë të tjerë, duke zbuluar detaje të reja mbi aktivitetin e kësaj “skuadre vrasësish”.
“Deri më sot kishim dëgjuar dëshmitë e këtij personazhi, në seancë do përballet edhe me të tjerë,” tha Karamuço. “Këtu flasim për një skuadër vrasësish. Mund të shkojë deri në 20 vetë. Skuadër që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe i lënë detyra njëri-tjetrit.”
Sipas Karamuços, Dumani ka pranuar të ketë kryer vrasje në bashkëpunim me persona të tjerë, duke i referuar ata në deponimet e tij. “Ky personazh e pranon që ka kryer vrasje, në bashkëpunim me këto që referon në deponimet e tij. Kanë bërë bashkëpunime me njëri-tjetrin,” shpjegoi Karamuço.
Eksperti theksoi se jo të gjithë anëtarët e kësaj skuadre janë vrasës me pagesë, por janë të lidhur me episode të caktuara të vrasjeve. “Nuk janë të gjithë vrasës me pagesë, janë të lidhur me episode të caktuara, jo me të gjitha vrasjet,” sqaroi ai.