Një operacion i gjerë policor ka çuar në arrestimin e Jetmir Llanit, 46 vjeç, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili dyshohet se drejtonte një grup kriminal që vendoste gjoba ndaj bizneseve në Lezhë.

Sipas hetimeve, Llani dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin kërcënime dhe armë për të detyruar bizneset të paguanin shuma të padrejta. Gjatë operacionit, forcat speciale “RENEA” sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak dhe dy automjete të blinduara të përdorura nga grupi.

Jetmir Llani ka një histori të gjatë kriminale, duke përfshirë një dënim me 25 vite burg për vrasje, nga i cili është liruar kohët e fundit. Ai është i dyshuar edhe për atentate të tjera në zonën e Mamurrasit, të lidhura me hakmarrjen për vrasjen e djalit të tij në vitin 2012.

Operacioni u realizua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe shërbimet speciale, ndërsa hetimet për të tjerë të përfshirë vijojnë. Materialet hetimore tashmë i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *