Vlorë Vjedhje Tentativë vjedhjeje Mashtrim Karburant Kamera sigurie Policia e Vlorës Finiq

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar me iniciale D.B., të akuzuar për vjedhje dhe tentativë vjedhjeje në dy subjekte tregtare. Sipas policisë, D.B. ka tentuar të hyjë me forcë për të vjedhur në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 3” më 25.02.2025. Më pas, më 27.02.2025, ai ka vjedhur materiale elektrike në një subjekt tregtar tjetër në lagjen “Pavarësia 2”.

Identifikimi i autorit u bë i mundur falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Ndërkohë, një tjetër rast vjedhjeje me mashtrim është shënuar në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, më 22.02.2025. Një person i paidentifikuar ka furnizuar automjetin me naftë në një karburant dhe është larguar pa paguar. Për të mos u identifikuar, ai kishte mbuluar targat e automjetit të marrë me qira.

“Më 22.02.2025, ka kryer vjedhje me anë të mashtrimit në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, duke furnizuar automjetin me naftë dhe u larguar pa paguar. Për të mos u identifikuar, kishte mbuluar targat e automjetit të marrë me qira,” njofton policia.

Të dy autorët u pikasën nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *