Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kryemadhi kishte kërkuar shfuqizimin e kësaj mase të vendosur nga GJKKO, por kërkesa e saj nuk u pranua.

Deputetja është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë. Çështja lidhet me hetimet mbi dosjen CEZ-DIA dhe lobimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë vendim, Kryemadhi do të vijojë të jetë subjekt i masës së sigurisë, ndërsa hetimet ndaj saj mbeten në proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *