Mandarinat Pesticide Helmim Fermer Drejtësi Akuzat familja. kontest

Në fshatin Goriçan të Beratit, babai i fermerit të arrestuar për shitjen e mandarinave me pesticide pretendon se i biri është i pafajshëm.

Hekuran Tafa, babai i Elton Tafës, shprehet se i biri nuk ka nxjerrë në treg mandarinat që u kthyen nga Kroacia për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticidit fosmet (phosmet).

“Pse e arrestuan djalin? Pse e arrestuan djalin?” – shprehet ai i revoltuar.

“Nuk di gjë, se ai s’ka vrarë njeri, s’ka bërë asgjë, është i pafajshëm. Nuk di gjë, po të them,” shton ai.

Kush i ka shitur mandarinat?

“Unë nuk e pyes për asgjë atë (djalin). Shiten, nuk shiten, nuk e di, por them se është i pafajshëm. Shteti të nxjerrë të vërtetën. Nuk dimë gjë se çfarë është bërë me ato që u kthyen.”

Kush e ka fajin?

“S’di gjë! Të them kot!”

A është e vërtetë që janë me pesticide?

“Ato, po të ishin helmuese, ne do kishim vdekur të gjithë!”

Duke pretenduar se askush nuk e dinte se ky pesticid është i ndaluar, jashtë kamerave Hekuran Tafa tha se e kanë përdorur të gjithë fermerët.

Arrestimet dhe akuzat

Me urdhër të Prokurorisë së Beratit, sot u arrestuan:

  • Arben Dyli – grumbullues, i akuzuar për shitje të produkteve të ndaluara.
  • Elton Tafa – fermer, i dyshuar për shpërndarjen e mandarinave të kontaminuara.
  • Elson Tahiraj – zyrtar, i akuzuar për shpërdorim detyre në lejet e tregtimit.

Ata akuzohen se kanë shitur në tregun vendas një sasi prej 10 tonë mandarinash, të cilat ishin destinuar për asgjësim pasi u kthyen nga Kroacia. Sipas analizave të kryera në Kroaci, ngarkesa kishte përmbajtje të lartë të pesticidit fosmet (phosmet), i dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *