Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër ndaj hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, duke akuzuar prokurorin Ols Dado për një proces të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Veliaj pretendon se është i vetmi politikan që ka kaluar në një “labirinth ilegal vettingu 20-vjeçar” dhe se po trajtohet si një i izoluar, duke mos pasur mundësi as për komunikim të drejtpërdrejtë, përveç pusullave nga avokatët e tij.

Në një deklaratë të fortë, ai ka akuzuar se e gjithë kjo është një skemë e orkestruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Madje, ka aluduar se kallëzimi ndaj tij mund të jetë shkruar nga vetë Dado ose të jetë një material i fabrikuar nga mbështetësit e Berishës.

“Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, por më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanet e gruas sime, me një LETËR ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës,” shkruan Veliaj.

Duke hyrë në detajet e hetimit, kryebashkiaku shpjegon se Dado po e pyet në lidhje me një makinë të blerë nga vjehrri i tij, Arben Xoxa, në Gjermani dhe më pas të shitur një nipi. Sipas tij, pas ndarjes nga jeta të Xoxës, nipi ka rishitur makinën në portale të dorës së dytë si “Merr e Jep” dhe “Shit e Bli”, ndërsa tani ai akuzohet për pastrim parash në Bashkinë e Tiranës.

Veliaj e cilëson këtë një përndjekje politike dhe një përpjekje për ta diskredituar, ndërsa vijon të mbrojë pafajësinë e tij në këtë proces

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *